Shënuan për 30 sekonda dhe më pas shpartalluan Lajpcigun 5-1, rikthehet Bajerni i frikshëm në Bundesligë –

Bajerni i Mynihut duket se po rikthehet në mënyrë të frikshme aty ku i takon, në majën e futbollit gjerman. Skuadra bavareze ka treguar forcën e saj kundër një kundërshtari të drejtpërdrejtë si Lajpcigu. Xhamal Musiala tundi rrjetën në harkun kohor të 30 sekondave, duke dhënë shenjat e një goleade.
Sheshko barazoi një minutë më vonë, por goli i tij do t’i vlente vetëm statistikave. Bajerni dikton lojën, duke tundur rrjetën 4 herë të tjera. Laimer (25’), Kimish (36’), Zane (75’) dhe Dejvis (78’) fiksuan shifrat përfundimtare në 5-1. Tashmë ekipi nga Mynihu gjendet në vendin e parë në Bundesligë me 36 pikë të grumbulluara, 7 më shumë se Leverkuseni i vendit të dytë./Sport Ekspres/
#Shënuan #për #sekonda #dhe #më #pas #shpartalluan #Lajpcigun #rikthehet #Bajerni #frikshëm #në #Bundesligë
SportExpress