Debati për Parashqevi Simakun, tenori Gjipali: Dje kishte idhuj, sot këndon dhe qeni e macja nëse ka lekë!

Në “Opinion” në News24 është debatuar lidhur me Parashqevi Simakun. Debati lindi lidhur me një recital të këngëtares mbi 24 vite më parë në Shqipëri, koncerte këto që në atë kohë u mbështetën nga Radio Tirana që drejtohej nga Martin Leka.
Tenori Josif Gjipali u shpreh se bota nuk pyet a u bë apo jo, por si është bërë. Dhe në këtë kuadër, tenori pyeti “ku janë videot, ku janë pamjet e këtij recitali”.
Anila Jole, Kryeredaktore e News24, tha se në atë kohë qytetarët nuk kishin bukë të hanin. “E mbani atë kohë apo jo? Nuk ishte koha e Josif Gjipalit”, tha Jole.
Ndërsa Gjipali duke replikuar u shpreh se në atë kohë salla mbushej.
“Atëherë kishte një televizion që kishte disa njerëz profesionistë që përcaktonin trendin dhe tërë populli i ndiqte ata, mund t’i kishte edhe idhujt. Ndërsa sot këndon edhe qeni edhe macja, sepse mund të kenë edhe lekë bën edhe videot. Në atë kohë rrugët u hapën, u gjetëm përballë realitetit të ri. Dikush i gjeti ëndrrat, dikush jo”, tha Gjipali.
Ndërsa këngëtari Arben Duro tha se Parashqevia edhe në atë kohë nuk e përfundoi recitalin deri në fund, por e la.
#Debati #për #Parashqevi #Simakun #tenori #Gjipali #Dje #kishte #idhuj #sot #këndon #dhe #qeni #macja #nëse #lekë
Java News