Humbi kontrollin e mjetit në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ndërron jetë shoferi 62-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në afërsi të “Urës së Kardhiqit”. Sipas Policisë një 62-vjeçar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën 62-vjeçari.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 05:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në afërsi të “Urës së Kardhiqit”, shtetasi Q. N., 62 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Shtetasi Q. N., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
#Humbi #kontrollin #mjetit #në #aksin #GjirokastërTepelenë #ndërron #jetë #shoferi #62vjeçar
Java News