Tech

Kufiri i ri i Aleancës/ NATO me mundësi të reja për të përmbajtur Rusinë

Lart, mbi një urë hekurudhore në dalje të rrethit Arktik, punonjësit finalndezë të ndërtimit po punojnë fort për projektin që do të lehtësojë lidhjet nga bregdeti atlantik i NATO-s në Norvegji, me kufirin e ri që Aleanca ndan me Rusinë.

Ky segment i shkurtër është e vetmja lidhje hekurudhore mes Suedisë dhe Finlandës. Teksa Aleanca riformëson strategjinë në përgjigje të agresionit rus, qasja në këto territore të reja dhe infrastrukturën e tyre i lejon aleatët të vëzhgojnë dhe përmbajnë Moskën, dhe gjithashtu u jep shansin e paprecedentë të trajtojnë të gjithë Evropën veriperëndimore si një bllok të vetëm, siç pohojnë për Reuters diplomatë dhe ekspertë të sigurisë.

Michael Maus, Lejtnant kolonel i ushtrisë gjermane, thotë: “Për NATO-n, është e rëndësishme të ketë tani të gjithë pjesën veriore, për ta parë atë si një bllok të tërë e për të menduar mbi planet e mundshme të mbrojtes. Për ne është një hap i rëndësishëm përpara”.

Finlanda mbështetet fort te transporti detar për shumicën e furnizimeve, me të dhënat që sugjerojnë se gati 96% e tregtisë së jashtme bëhet përmes Baltikut. Nëse do të kishte një konflikt me Rusinë në Detin Baltik, ku Rusia ka kapacitete të rëndësishme ushtarake në San Pjetërsurg dhe Kaliningrad, itinerari detar i përdorur nga NATO do ishte vulnerabël. Lidhja hekurudhore lindje-perëndim, përgjatë veriut do të hapte një alternativë që mund të rezultonte thelbësore.

Por, ky rrezik mund të ulej kur Suedia t’i bashkohet NATO-s. Kontributi i Stokholmit, deri në 2028 do të përfshinte një gjeneratë të re nëndetësesh në Detin Baltik, që sipas ekspertëve do të bënte një diferencë të madhe për të mbrojtur infrastrukturën e ekspozuar në det dhe ruajtjen e qasjes atje.

Kapiteni Fredrik Linden, komandant i flotës së parë të nëndetësve, u shpreh: “Deti Baltik është një zonë shumë e ndërlikuar. Është një zonë me shumë qarkullim, por e kufizuar në aspektin e hapësirës. Megjithatë, ka një sërë zonash ku mund të pengosh lëvizjen e kundërshtarit, kështu do të thosha se me 5 nëndetëse mund t’i përmbash lehtësisht lëvizjet e rivalit”.

Gotland, një prej 4 nëndetëseve që janë pjesë e flotës suedeze e që do ta çonte totalin e nëndetëseve të NATO-s në Baltik në 12 deri në 2028, do të ishte mes mjeteve më të avancuara jobërthamore të aleancës. Ajo mund të qëndrojë në port më gjatë sesa modelet e tjera konvencionale.

#Kufiri #Aleancës #NATO #mundësi #të #reja #për #të #përmbajtur #Rusinë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button