Aktualitet

Pas dekretimit nga Begaj, ligji për Buxhetin e Shtetit botohet në Fletoren Zyrtare. Ja kur hyn në fuqi

Pas dekretimit nga presidenti Begaj në datën 16 dhjetor, ligji për Buxhetin e Shtetit për vitin 2025 është botuar në fletoren zyrtare.

Ligji për Buxhetin do të hyrë në fuqi nga 1 janari i vitit 2025. Buxheti i vitit të ardhshëm është më i madhi që ka pasur Shqipëria, prej rreth 8.2 miliardë euro.

Mazhoranca ka thënë se ky buxhet do ta ndihmojë vendin në rrugën e zhvillimit, duke përmirësuar sektorët kryesorë të ekonomisë.

Nga ana tjetër, opozita e ka kundërshtuar ashpër ligjin për Buxhetin para se ai të miratohej në Kuvend, duke pretenduar se janë oligarkët dhe zyrtarët e korruptuar që përfitojnë nga ai.

Sipas opozitës, Buxheti i vitit 2025 nuk parashikon një ndarje të drejtë për të gjitha grupet e interesit në vendin tonë.

#Pas #dekretimit #nga #Begaj #ligji #për #Buxhetin #Shtetit #botohet #në #Fletoren #Zyrtare #kur #hyn #në #fuqi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button