Life Style

VIDEO / Rita Ndoci: Hynim në det me Minella Borovën dhe imitonim Enver dhe Nexhmije Hoxhën

Artistja Rita Ndoci e ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV foli për njohjen me Parashqevi Simakun, shëtitjet dhe festivalet e tyre. Ajo tregoi si sillej regjimi me artistët para viteve 1990. Zonja Ndoci tregon se pa pasur mbështetje të fortë në atë kohë, nga funksionarë të Byrosë Politike, artistët nuk kishin përkrahje dhe të ecnin përpara.

Roland Qafoku: Si sillej regjimi, pushteti, organizatat e partisë, të rinisë, Sigurimi i Shtetit, policia, me ju artistët, me Parashqevinë? Sepse ju bënit art dhe arti ka qenë i rrezikuar.

Rita Ndoci: Unë mendoj që pa pasur mbështetje të fortë edhe më funksionarët e funksionaret, ne nuk do kishim aq shumë përkrahje. Parashqevinë e adhuronte një anëtare e Byrosë Politike dhe ajo kishte përkrahje. Unë kam pasur mikeshë vajzën e një anëtari te Byrosë. Ne i kishim krahët e mbuluar. Unë kam mbijetuar dhe jam përshtatur në mënyrën më të tmerrshme atij sistemi. Unë jam e para që kam imituar Nexhmije Hoxhën në 1988-ën, kur isha në konvikt. Që ata që e dëgjonin mund të bënin 8 vjet burg dhe unë mund të përfundoja në pushkatim. Që ta bësh këtë duhet guxim. Kur erdhi Parashqevia pastaj nuk e kam imituar më sepse kisha frikë nga njerëzit që e rrethonin. Edhe jam ruajtur në disa gjëra.”, thotë Rita Ndoci në Dekalog.

Ajo tregoidhe episodin sesi me Minella Boroven imitonin ciftin Enver dhe Nexhmije Hoxha.

#VIDEO #Rita #Ndoci #Hynim #në #det #Minella #Borovën #dhe #imitonim #Enver #dhe #Nexhmije #Hoxhën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button