Life Style

Video/ Producentja e Big Brother publikon pamjet, si do duket shtëpia dhe studio e BBV4

Edhe dy ditë dhe të gjithë po presin që shtëpia më e famshme në Shqipëri e “Big Brother VIP Albania 4”, të ndezë dritat.

Producentja e Big Brother VIP Albania, Sara Hoxha ka ndarë një pjesëz të shtëpisë dhe studios e cila do të kthehet në “shtëpinë e dytë” të shqiptarëve për shumë muaj.

Sara gjithashtu ka ndarë një mesazh në Instagram dy ditë para se Big Brother VIP 4 të nisë.

“Rezultati i punës sime nuk jam vetëm unë. Me mua është një skuadër e madhe që dashuron atë që bën,” shkruan ajo, duke vlerësuar ekipin e saj për përkushtimin.

Postimi i Sara Hoxhës:

Çdo gjë që ja dua vetes, nuk e njihja derisa jeta më hodhi në anën tjetër të rehatisë dhe zgjidhja e vetme ishte ta përballoja me punë. Ajo që mësova është se një njeri, i vetëm, nuk mund të bëjë asgjë. Ndaj jam krenare i një sistemi pune që i rezistoi kohës, sfidave, dhe atyre që lanë anijen rrugës.

Rezultati i punës time, nuk jam vetëm unë, me mua është një skuadër e madhe që dashuron atë që bën. Kjo duket në çdo copëz të prodhimit, çdo filmim, këngë, emocion e përqafim të dhënë. Edhe pse mund të duket e lehtë, nuk do të thotë që nuk kemi sakrifikuar ditë të tëra, mbledhje të gjata sfilitëse për të arritur madhështinë. Nëse do ishte e thjeshtë do e bënte kushdo.
Mirënjohëse për të gjithë ju, e dini kush jeni❤️

@bigbrotheralb_vip është gati për një sezon të jashtëzakonshëm. Stay tuned -2



#Video #Producentja #Big #Brother #publikon #pamjet #duket #shtëpia #dhe #studio #BBV4

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button