SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarët e bashkisë së Dimanit (EMRAT)

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK, ka çuar për gjykim në GJKKO gjashtë zyrtarët e Bashkisë së Dimalit.
Ata akuzohen për veprat penale të ushtrimit dhe ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike po ashtu dhe për korrupsion pasiv.
Në rrjetën e SPAK përfunduan Arben Guraj, përgjegjës i shërbimeve në Bashkinë Dimal, Altin Pali, drejtor i Zyrës së Urbanistikes, Agim Cunaj shef i IKMT-së, po ashtu dhe dy inxhinierë.
Sipas dosjes hetimore shkak i arrestimeve janë bërë abuzimet me lejet e ndërtimit ndërkohë mësohet se zyrtarët e bashkisë Dimal jepnin leje ndërtimi kundrejt ryshfetit dhe më pas imponohej një kompani ndërtimi me qëllim që ndërtimi në terren nga qytetarët të bëhej pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë. Për çdo leje ndërtimi, sipas dyshimeve të hetimit ata u merrnin qytetarëve nga 2500 euro deri në 3000 euro”.
#SPAK #dërgon #për #gjykim #zyrtarët #bashkisë #së #Dimanit #EMRAT
Lapsi