Izraeli i përgjigjet liderit të Iranit: I guximshëm pas tastiere, do pendohesh
Pas shpërthimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, udhëheqësi Suprem i Iranit, Iranit Ayatollah Ali Khamenei dha një mesazh në hebraisht në X, drejtuar Izraelit ndërsa kombi po përballet me një sulm gjithëpërfshirës të nisur nga Hamasi gjatë fundjavës.
Khameneit në hebraisht kishte shkruar se “Regjimi sionist dëshiron të justifikojë vrasjen masive të njerëzve në Gaza duke u përpjekur të tregohet si viktimë. Krerët e regjimit uzurpator duhet ta dinë se Përgjigja ndaj këtyre mizorive do të jetë një shuplakë më e rëndë për fytyrat e tyre të shëmtuara”.
Llogaria zyrtare e Shtetit të Izraelit në platformën “X” iu përgjigj me shpejtësi Udhëheqësit Suprem të Iranit, duke thënë: Është e lehtë të jesh i guximshëm kur fshihesh pas tastierës. Ju dhe miqtë tuaj të Hamasit do të pendoheni shumë shpejt për veprimet tuaja barbare.
Lexo më tej: Provokon lideri i Iranit: U puthim duart atyre që planifikuan sulmin në Izrael
#Izraeli #përgjigjet #liderit #të #Iranit #guximshëm #pas #tastiere #pendohesh
Lapsi