Sport
Sherri ulet në stol dhe Kaljari pëson 4 gola, Juventusi reagon me goleadë për t’u kualifikuar në çerekfinale –

Juventusi është çerekfinalisti i radhës i Kupës së Italisë. Bardhezinjtë kanë reaguar me goleadë pas hapit fals që hodhën kundër Venecias në kampionat. “Zonja e vjetër” ka mposhtur me shifrat e thella 4-0 skuadrën nga Sardenja, duke e siguruar kështu lehtësisht kualifikimin.
Golat u shënuan nga Vlahoviçi (44’), Kopmajnersi (53’), Koseiçao (80’) dhe Niko Gonzalezi (89’). Ndërkohë ulja e Alen Sherrit në stol nuk ka shkuar ashtu siç duhej për skuadrën e Kaljarit, që në fund u largua nga Torino me një rrebesh golash të pësuar./Sport Ekspres/
#Sherri #ulet #në #stol #dhe #Kaljari #pëson #gola #Juventusi #reagon #goleadë #për #kualifikuar #në #çerekfinale
SportExpress