Lindita Bekteshi: Kosova ka nevojë për lider të ri dhe integritet në procesin e integrimeve evropiane

Lindita Bekteshi, kandidate e LDK-së për deputete ka deklaruar se Kosova ka nevojë për një lider që do të kthejë agjendën e integrimeve evropiane dhe për më shumë integritet në proceset shtetërore.
Ajo në një intervistë dhënë për , ka theksuar se kryeministri në ardhje, Lumir Abdixhiku, është personi që mund të realizojë këtë vizion dhe të udhëheqë vendin drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Pas një angazhimi të suksesshëm në zgjedhjet lokale të vitit 2021, ku u rendit si gruaja më e votuar në Komunën e Obiliqit, Bekteshi ka deklaruar se do të vazhdojë angazhimin e saj politik duke u bazuar në parime të forta si konsistencë, transparencë dhe besueshmëri.
Ajo ka theksuar rëndësinë e një lidhjeje të ngushtë dhe të hapur me qytetarët e Kosovës.
“Është hera e parë që kandidoj për deputete në Kuvendin e Kosovës. Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, isha kandidate dhe mora vota të mjaftueshme, po ashtu kam qenë femra më e votuar në Komunën e Obiliqit. Vizioni im është implementimi i projektit ‘Rruga e Re’ dhe vizioni i LDK-së, ‘Bëhu Ndryshimi’,” ka thënë Bekteshi, duke shtuar se do të angazhohet për zbatimin e ligjit në Komunën e Obiliqit dhe për mbrojtjen e lirisë së medias.
Përfundimisht, Bekteshi ka bërë thirrje për angazhim të gjithanshëm për qytetarët e Kosovës dhe ka premtuar se do të jetë një zë i fortë në Kuvendin e Kosovës, duke u angazhuar për konsistencë, transparencë dhe dashuri për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ajo është renditur e 66-ta në listën zgjedhore dhe shpreson të jetë një forcë e re për ndryshim.
#Lindita #Bekteshi #Kosova #nevojë #për #lider #të #dhe #integritet #në #procesin #integrimeve #evropiane
gazetablic.com