Aktualitet

FOTO / “Ai është e vetmja shpresë…”, mediat zbulojnë djalin 20-vjeçar të Parashqevi Simakut

Një lajm që ka tërhequr vëmendje është lidhur me këngëtaren e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila për vite me radhë ka qëndruar larg vëmendjes mediatike, por u zbulua ditët e fundit se jetonte si e pastrehë në SHBA.

Pyetje ka shumë nga publiku, por ajo më e shpeshta lidhet me djalin e saj se ku ndodhet.

Në rrjet po qarkullojnë disa imazhe me portretin e djalit të saj, Luke Nolfe, tashmë 20 vjeç, i cili ka një ngjashmëri të dukshme me të ëmën.

Elton Ilirjani i cili edhe ka marrë përsipër të ndihmojë artisten në SHBA tha në një postim në Insta Story se: ”Mendoj se kam gjetur djalin e Divës! Zoti është i Madh! Djali është e vetmja shpresë! Falënderoj një shoqe të mrekullueshme që e dua shumë.”

Ky postim ka ngjallur kuriozitet dhe ka krijuar shumë pyetje në rrjetet sociale, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme duke zbuluar edhe portretin e tij tashmë 20-vjeçar.

Për momentin, nuk ka detaje të tjera që të sqarojnë më tej këtë zhvillim, por ky lajm ka emocionuar ndjekësit dhe ka sjellë shpresë për familjen e Parashqevisë.

#FOTO #është #vetmja #shpresë.. #mediat #zbulojnë #djalin #20vjeçar #të #Parashqevi #Simakut
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button