Maqedonci tregon se a mund të ndërtohet fabrika e municionit në Skenderaj

Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci ka përjashtuar mundësinë që fabrika për prodhimin e municionit, kontrata për të cilën u nënshkruar të hënën me kompaninë shtetërore turke të ndërtohet në Skenderaj, e cila ishte dikur në këtë qytet.
Arsye pse një gjë e tillë nuk do të ndodhë ai ka thënë se ish-fabrika është pjesë e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, projekt tjetër siç ka thënë ai me rëndësi për vendin.
Maqedonci në emisionin “InfoNata” në Tëvë1 ka thënë se janë duke analizuar për çështjen e lokacionit, i cili sipas tij do të bëhet i ditur me kohë.
“Është disktu mjaft kjo çështje e ish-fabrikës së municionit para viteve 90-ta në Skenderaj. Aktualisht është një projekt në rend rreth kompleksit të Jasharajve dhe fabrika është në kuadër të këtij kompleksi, pra është e destinuar për diçka tjetër atje. Prandaj edhe ne vlerësojmë që nuk duhet të pengojmë një projekt të tillë që është po aq i rëndësishëm…dhe jemi duke e analizuar çështjen e lokacionit”, ka thënë Maqedonci në Tëvë1.
#Maqedonci #tregon #mund #të #ndërtohet #fabrika #municionit #në #Skenderaj
gazetablic.com