Dyshohet se ishte shënjestra e atentatit në Athinë/ Zbulohet identiteti i vërtetë i Edi Lulos

Zbardhen detaje të reja nga atentati i djeshëm mafioz në Athinë, ku mbeti i vrarë shqiptari Irakli Davella.
Edi Lulo, 46 vjeç, është emri aktual që mban në gjendjen civile i plagosuri i atentatit të djeshëm në Athinë.
Ky emër përkon edhe me pasaportën që i është sekuestruar atij pas ngjarjes. Por pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, policia greke ka zbuluar se personi i plagosur, më parë ka mbajtur identitetin Etmond Hysa, lindur në 1978 në Shqipëri.
Ai rezulton se ka qenë i dënuar në Greqi dhe madje ka bërë burg për ngjarjen e vitit 2011, ku bashkë me dy shqiptarë të tjerë, grabitën Dhomën e Avokatëve të Athinës dhe nën kërcënimin e armëve morën 404.493 euro. Bashkë me këtë ngjarje ai u akuzua edhe për grabiten e një klinike mjekësore në Pagrati të Athinës ku u morën pajisje me vlerë 110.000 euro. Pasi kreu burgun, mësohet se u riatdhesua në Shqipëri.
Kohët e fundit jetonte në Dubai dhe në datën 9 dhjetor ka ardhur në Greqi me identitetin Edi Lulo. Me këtë identitet rezulton i regjistruar edhe në Shqipëri, ku rezulton edhe pronar i një biznesi në Durrës.
#Dyshohet #ishte #shënjestra #atentatit #në #Athinë #Zbulohet #identiteti #vërtetë #Edi #Lulos
Java News