Presidenti i Këshillit Evropian: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, është shprehur se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian.
Ky është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që europianët mund të bëjnë, thotë Costa në videomesazhin e tij.
“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian. Është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që mund të bëjmë. Në këto kohë të vështira, më shumë se kurrë duhet të punojmë së bashku. Mezi pres samitin BE-Ballkani Perëndimor më 18 Dhjetor në Bruksel”, shprehet Costa.
Kujtojmë se të mërkurën, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të ulet së bashku me liderët e tjerë të rajonit në tryezën e samitit me 27 homologët e BE-së, eventi i parë i kryesuar nga presidenti i ri i Këshillit Europian, Antonio Costa e po ashtu komisionerja e re për zgjerimin Marta Kos.
#Presidenti #Këshillit #Evropian #ardhmja #Ballkanit #Perëndimor #është #në
Java News