Aktualitet

Osmani merr pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Rhode Island, SHBA, me ftesë të Sekretarit Amerikan të Marinës, Carlos del Toro, për të marrë pjesë në Simpoziumin e 11-të Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Osmani i cilësoi këto momente “si një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe përkushtimit për avancimin e paqes dhe stabilitetit në nivel global”, përmes një postimi në Facebook.

Simpoziumi mbledh liderë dhe ekspertë nga mbarë bota për të diskutuar dhe avancuar rolin e grave në ndërtimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.



#Osmani #merr #pjesë #në #Simpoziumin #Ndërkombëtar #për #Gratë #Paqen #dhe #Sigurinë #në #SHBA
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button