Kurti: Po bëhet punë e jashtëzakonshme në sanimin e dëmit në kanalet e Ibër Lepencit

Kryeministri, Albin Kurti ka njoftuar se punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve tona të shtetit po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në sanimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi i mbrëmshëm të kanalet e ujitjes në Ibër Lepenc në Zubin Potok.
Kurti ka falënderuar punëtorët e Ibër Lepencit, KEK-ut, Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, KRU Prishtinës dhe Policisë së Kosovës, për zellin dhe profesionalizmin që po shfaqin orë pas ore.
“Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve tona të shtetit po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe vetëmohuese në sanimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi i mbrëmshëm.
I falënderoj punëtorët e Ibër Lepencit, KEK-ut, Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, KRU Prishtinës dhe Policisë së Kosovës, për zellin dhe profesionalizmin që po shfaqin orë pas ore”, vijon njoftimi.
Postimi i plotë:
#Kurti #bëhet #punë #jashtëzakonshme #në #sanimin #dëmit #në #kanalet #Ibër #Lepencit
gazetablic.com