Berisha: Ligjet që po kthehen nga Kushtetuesja, fshihen pas agjendës së Kurtit për shkatërrimin e Kosovës

Duke e cilësuar Gjykatën Kushtetuese si gardianin e vetëm që e mbron ekzistencën e Kosovës, Hisen Berisha, deputet i PDK-se, thotë se krejt çka bën Kurti fshihet pas një agjende për shkatërrimin e Kosovës.
“Gjykata Kushtetuese ka rolin kryesor sot në Kosovë dhe është gardiani i vetëm që po mbron ekzistimin dhe qëndresën e këtij shteti. Këto ligje që janë kthyer nga Gjykata Kushtetuese. Ligjet që po kthehen nga Gjykata Kushtetuese nuk mund t’i faturohen mos dijes, por kjo i faturohet vetëm agjendës së kësaj Qeverie për ta shkatërruar Kosovën”, Berisha.
Berisha, në një intervistë dhënë për thekson se, VV’ja ka ardhë në pushtet me këtë agjendë dhe sipas tij, shkaku i tyre jemi ende nën sanksione.
“Me këtë agjendë kanë ardhë, çdo punë apo veprim i pa harmonizuar me partnerët tanë na ka sjellë në penalitete të ndryshme, deri aty ku ne jemi përjashtuar nga Defender, e edhe jemi shtet nën sanksione të shteteve që na kanë ndihmuar ta ndërtojmë shtetin tonë”, tha Berisha.
#Berisha #Ligjet #që #kthehen #nga #Kushtetuesja #fshihen #pas #agjendës #së #Kurtit #për #shkatërrimin #Kosovës
gazetablic.com