Asnjë skuadër nuk luan dot pa Topin e Artë dhe lojtarin më të mirë të kampionatit –

Pep Guardiola ka folur në prag të derbit të Mançesterit kundër Junajtedit. Trajneri katalanas ka treguar përpara gazetarëve për problemet e tij shëndetësore, si dhe ka shpjeguar arsyen e rezultateve të dobëta të Sitit në këtë sezon. Ai thekson se asnjë skuadër nuk mund të luajë pa fituesin e Topit të Artë (Rodrin) dhe pa lojtarin më të mirë të Premier Ligës (Fodenin).
“Fle keq dhe nuk e tres ushqimin. Më duhet të ha gjithmonë lehtë. Vetëm supë në mbrëmje. Jam një person që ndonjëherë jam nervoz. Po, kam ditë të këqija, e dreqos shpesh. Vrazhdësia më bën nervoz. E humbas ndonjë herë toruan? Po.
Po e luajmë këtë sezon pa fituesin e Topit të Artë… dhe pa lojtarin më të mirë të Anglisë në sezonin e shkuar, Fodenin. Asnjë skuadër nuk mund të luajë gjatë gjithë sezonit pa mbrojtësit e qendrës, pa fituesin e Topit të Artë dhe pa lojtarin më të mirë të Premier Ligës”, ka deklaruar Pep Guardiola./Sport Ekspres/
#Asnjë #skuadër #nuk #luan #dot #Topin #Artë #dhe #lojtarin #më #të #mirë #të #kampionatit
SportExpress