Aktualitet
Vetaksident në Prishtinë, lëndohet rëndë një person

Mbrëmjen e së premtes, në rrugën e “Shkupit” në Prishtinë ka ndodhur një vetaksident.
Si pasojë lëndime të rënda ka pësuar një person.
Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Mbrëmë rreth orës 23:20 kemi pranuar informatën se në rrugën e Shkupit në Prishtinë ka ndodhur një aksident ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.
#Vetaksident #në #Prishtinë #lëndohet #rëndë #një #person
gazetablic.com