Sport

VIDEO/ Taulant Seferi tund rrjetën në Turqi, fiton derbin me Rei Manajn –

Taulant Seferi ka shënuar golin e tij të 3-të në Superligën e Turqisë. Futbollisti shqiptar ka tundur rrjetën e Sivasporit në fitoren 2-0 të Bodrumsporit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15 të kampionatit.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi ka zhbllokuar rezultatin e takimit në minutën e 49, falë një goli mjaft të bukur të shënuar në hyrje të zonës kundërshtare. Më pas ishte Dimitrovi ai që vulosi shifrat në 2-0 në minutën e 76, kur shndërroi në gol një 11 metërsh. Seferi fitoi kështu “derbin” me Rei Manajn, duke ndihmuar ekipin të marrë 3 pikë mjaft të vyera./Sport Ekspres/

Seferi goal
byu/Football_24_7 insoccer

 

#VIDEO #Taulant #Seferi #tund #rrjetën #në #Turqi #fiton #derbin #Rei #Manajn
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button