Tech

Vritet një grua në mes të rrugës në Kroaci, autori më pas djeg disa shtëpi

Një grua humbi jetën në Kroaci dhe 6 të tjerë u plagosën pasi një person i armatosur hapi zjarr në mes të rrugës, duke qëlluar këdo që shihte përpara.

Ngjarja u regjistrua në qytetin e Sisak, rreth 60 kilometra në juglindje të kryeqytetit Zagreb.

Autori, i cili dyshohet se iu ka vënë zjarrin dhe dy banesave dhe makinave, u arrestua nga forcat e policisë disa orë pas krimit të rëndë. Motivet e aktit të tij janë ende të paqarta.

Sipas të dhënave, ngjarja u regjistrua rreth orës 21:30, teksa autori ka qëlluar me breshëri automatiku kallashnikov.

Fqinjët deklarojnë se autori ka pasur probleme mendore dhe i akuzonte shpesh herë komshinjtë se e kanë helmuar. Ai jetonte vetëm dhe raportohet se ishte në gjendje të mirë financiare.

/f.stafa

#Vritet #një #grua #në #mes #të #rrugës #në #Kroaci #autori #më #pas #djeg #disa #shtëpi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button