Aktualitet
Një nga nxënësit flet për 14-vjeçarin që u kap me pistoletë: Është djalë i keq, lëvizte me biçak

Një nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Rilindja” në Vlorë tregon për Top Channel se 14-vjeçari që u kap me pistoletë, i ngacmonte vazhdimisht shokët.
Sipas nxënësit, 14-vjeçari konfliktohej me bashkëmoshatarët e lëvizte me thikë në ambientet e shkollës.
“Valentino ishte djalë i keq. Ai ka shtyrë edhe gjyshin tim. Gjyshi shkoi ta ndante, se ai po zihej me vëllanë tim. E rrëzoi në tokë dhe iku me vrap. Edhe në shkollë zihet me shokët, ai lëvizte me biçak, kishim frikë nga ai”, thotë ai.
#Një #nga #nxënësit #flet #për #14vjeçarin #që #kap #pistoletë #Është #djalë #keq #lëvizte #biçak
Java News