“S’ka shpresë”/ Haradinaj kërkon bashkimin e deputetëve kundër Kurtit: Mocioni për shkarkimin e tij, sot është interes kombëtar

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi BE ka konfirmuar sanksionet ndaj Kosovës. Haradinaj thotë se para pak ditësh ka kërkuar mocion për shkarkimin e Kurtit, pasi ka qenë i vetëdijshëm për rrugën pa krye ku po futet Kosova.
Haradinaj shkruan më tej se sanksionet e BE-së dhe paralajmërimet e SHBA-së tregojnë se qeveria është në rrugë të gabuar dhe se s’ka shpresë. Ish-kryeministri ka thënë se është koha që të bashkohen të gjithë ata që kanë interes parësor Kosovën, dhe të jetësojnë mocionin për shkarkimin e Qeverisë Kurti.
Haradinja thekson se hezitimi për të vepruar në një kohë krizë të tillë për vendin është bashkëfajësi.
Reagimi i plotë
Të dashur qytetarë të Kosovës,
I vetëdijshëm se Kosova me këtë kryeministër po hyn në një rrugë pa krye, para pak ditësh kërkova mocion për shkarkimin e Albin Kurtit.
Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së se Qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja, e cila fatkeqësisht do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë.
Prandaj sot është koha të veprohet dhe të bashkohen të gjithë ata që interes parësor e kanë Kosovën, qofshin në opozitë ose edhe deputetë të shumicës, e ta jetësojnë mocionin për shkarkimin e kësaj Qeverie.
Hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi.
Mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, sot është interes kombëtar!
/f.stafa
#Ska #shpresë #Haradinaj #kërkon #bashkimin #deputetëve #kundër #Kurtit #Mocioni #për #shkarkimin #tij #sot #është #interes #kombëtar