Aktualitet
U ndërpre pas përplasjeve, Spiropali shtyn për ditën e hënë seancën e Kuvendit –

Është shtyrë për ditën e hënë seanca parlamentare.
Në seancën e sotme të Kuvendit, ka pasur përplasje të forta verbale mes deputetëve.
Në qendër të debateve ka qenë arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, por edhe çështje të tjera të ditës.
Kulmi i tensioneve arriti, kur deputeti i PD Flamur Noka donte të gjuante me shishe uji mbi deputetin socialist Taulant Balla.
Incidenti u ndërpre pas ndërhyrjes të Gardës së Republikës, ndërsa Spiropali shtyu seancën.
#ndërpre #pas #përplasjeve #Spiropali #shtyn #për #ditën #hënë #seancën #Kuvendit
Java News