Aktualitet

Ish-kapiteni kuqezi, nga futbolli në politikë, Mavraj kandidat për deputet

Nga fusha e futbollit në politikë. Ish-kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj do të jetë kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës.

Ai do të marrë pjesë në zgjedhjet kombëtare të 9 shkurtit të ardhshëm. 38-vjeçari do të përfaqësojë subjektin politik “Lista për Familjen”, që drejtohet nga dy ish-deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani.

Pikërisht ky i fundit zyrtarizoi lajmin për kandidimin e ish-mbrojtësit, teksa pritet edhe njoftimi zyrtar nga vetë Mërgim Mavrajt.

Ish-kapiteni kuqezi iu bashkua Kombëtares shqiptare në vitin 2012 dhe njoftoi tërheqjen nga ekipi në gusht të 2020-ës, pas 8 vjetëve gjatë të cilave regjistroi 50 ndeshje ndërkombëtare, teksa luajti edhe në finalet e Euro 2016 në Francë.

#Ishkapiteni #kuqezi #nga #futbolli #në #politikë #Mavraj #kandidat #për #deputet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button