Do të luhet java e 18 e Superiores, e gjithë vëmendja shkon te Dinamo-Tirana –

Fundjava mirëpret ndeshjet e javës së 18-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Tre prej ndeshjeve të kësaj jave do të luhen ditën e shtunë, ndërsa dy sfidat përmbyllëse do të zhvillohen të dielën.
Në ora 16:00 do të luhen ndeshja hapëse e javës së 18-të, Vllaznia – Laçi. dhe Dinamo City Tirana. Po të shtunën do të zhvillohet edhe dy takimet e tjera mes Dinamo City – Tirana dhe Partizani – AF Elbasani. Të dyja ndeshjet janë planifikuar të nisin në ora 19:00.
Të dielën do të luhen dy përballjet e tjera të javës së 18-të. Teuta pret Egnatian në shtëpi në ora 16:30 ndërsa Skënderbeu do të përballet me Bylisin po në ora 16:30.
Java e 18-të e kampionatit Abissnet Superiore:
Vllaznia – Laçi, 14 dhjetor, ora 16:00
Dinamo City – Tirana, 14 dhjetor, ora 19:00
Partizani – AF Elbasani, 14 dhjetor, ora 19:00
Teuta – Egnatia, 15 dhjetor, ora 16:30
Skënderbeu – Bylis, 15 dhjetor, ora 16:30
#të #luhet #java #Superiores #gjithë #vëmendja #shkon #DinamoTirana
SportExpress