Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, rasti në hetime

Gjatë ditës së djeshme, një rast i gjuajtjes me armë zjarri raportohet se ka ndodhur në një afërsi të një qendre tregtare të martën në Prishtinë, shkruan .

Sipas policisë, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja që dyshohet se kanë qenë të armës me gazë.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Rr. Hyzri Talla, Prishtinë / 10.12.2024 – 20:51. Raportohet se në afërsi të një qendre tregtare janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja që dyshohet se janë të armës me gaz. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raport.



#Të #shtëna #armë #zjarri #në #Prishtinë #rasti #në #hetime
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button