Aktualitet

Pagesat për profesionistët e lirë/ Sot afati i fundit për të rifreskuar llogarinë bankare

Të gjithë tatimpaguesit që ofrojnë shërbime profesionale duhet të përditësojnë të dhënat e llogarive të tyre bankare, në e-Filing, pasi sot është afati i fundit, në mënyrë që të marrin pas këste paraprake të paguara të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin apo Tatimit mbi Fitimin për vitin 2024.

Rimbursimi për profesionistët e lirë me të ardhura bruto deri në 14 milionë lekë do të kryhet në llogaritë e tyre bankare. Është shumë e rëndësishme që tatimpaguesit, subjekt i këtij akti ligjor të kenë llogari bankare aktive në një nga bankat e nivelit të dytë, në monedhën Lek.

Në fund të Nëntorit, Këshilli i Ministrave miratoi aktin normativ për kthimin e kësteve të tatim fitimit të parapaguar nga profesionistët e lirë.

Nga akti normativ përfitojnë rreth 6450 tatimpagues, të cilët do të rimbursohen me një fond prej 501 milionë lekësh. Po ashtu u vendos fshirja e kamatëvonesave të krijuara nga pagesa e vonuara e detyrimeve.

Ligjit për tatimin mbi të ardhurat i cili hyri në fuqi më 1 Janar 2024, tatonte afro 29 mijë profesionistë të lirë me një normë nga 15-23 përqind.

Profesionistët nuk ishin dakord me këtë regjim tatimor dhe e çuan çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Pas disa seancash, Gjykata Kushtetuese vendosi të shfuqizojë nenin që tatonte këtë shtresë, duke e cilësuar si diskriminues.

#Pagesat #për #profesionistët #lirë #Sot #afati #fundit #për #të #rifreskuar #llogarinë #bankare
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button