Albinin e kam mik, por kryeministrin e Kosovës nuk e mirëkuptoj

“Albini është një person të cilin unë e çmoj, një mik që e respektoj, por në këtë rast është kryeministri i Kosovës të cilin unë nuk e mirëkuptoj”.
Kështu është shprehur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për “Euronews Albania”, teksa theksoi se nuk e kupton homologun e tij, Albin Kurti për raportet me ndërkombëtarët.
Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se “plani franko-gjerman s’mund të qëndrojë aty për gjithë jetën dhe kryeministri i Kosovës nuk mund ta fitojë këtë betejë diplomatike vetëm si Don Kishot”.
“Pasi ka arritur në këtë pikë, pasi e ka futur Serbinë në një kuadrat të ngushtë, bashkësia euroatlantike nuk arrin dot as ta kuptojë, as ta justifikojë dhe as ta tolerojë sjelljen e autoriteteve të Kosovës dhe qasjen e kryeministrit, Albinit që është një sjellje sikur kjo tjetra të mos ekzistonte, sikur të ishim kushedi sa vite para dhe sikur gjithë ky proces të mos kishte ndodhur”, tha ai.
#Albinin #kam #mik #por #kryeministrin #Kosovës #nuk #mirëkuptoj
Lapsi