Sport

Situata e çuditshme/ Rri në stol dhe ka shënuar 2 gola në 18 ndeshje, trajneri i Qarabag çudit me Redon Xhixhën: Nuk do largohet –

Redon Xhixha është cilësuar si një prej talenteve më të mëdhenj që ka dalë nga futbolli shqiptar. Në kohën kur ishte te Tirana, padyshim që ky lojtar mori vëmendjen e të gjithëve dhe shumë prisnin sa i përket karrierës së tij, madje duke kritikuar edhe trajnerin e Kombëtares për mungesën e ftesës.

Pas kalimit te Qarabag, që në ndeshjet e para Xhixha tregoi se ishte një tjetër nivel i lartë për këtë kampionat. Por me kalimin e kohëve, futbollisti “u zhduk” papritur dhe përfundoi në lojtar stoli. Xhixha kërkoi largimin që në sezonin e shkuar në merkaton e dimrit për të pasur mundësinë që të luftonte për një vend në Europian me Kombëtaren, megjithatë kjo dëshirë nuk iu realizua.

Sërish edhe në merkaton e verës ishte e njëjta situatë, teksa klubi nuk e lejoi të largohej. Së fundmi Xhixha ka pohuar se ka interes nga ekipet shqiptare dhe se do të largohej në merkaton e dimrit. Por teksa gazetarët në Azerbajxhan e kanë pyetur trajnerin e Qarabag, Gurbanov, nëse Xhixha do të jetë largimi i parë, përgjigja e tij ishte befasuese dhe e çuditshme: “Jo, nuk po mendoj për këtë gjë, nuk do të largohet Xhixha”. Akoma më e çuditshme është fakti se Qarabag po mban me të gjitha mënyrat një lojtar që gjatë gjithë sezonit po e lë në stol dhe statistikat e tij janë shumë të këqija, vetëm 2 gola të shënuar në 18 ndeshjet e fundit dhe kjo jo për faj të Redonit që gjithmonë e nis ndeshjen nga pankina. /Sport Ekspres/

#Situata #çuditshme #Rri #në #stol #dhe #shënuar #gola #në #ndeshje #trajneri #Qarabag #çudit #Redon #Xhixhën #Nuk #largohet
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button