Aktualitet

Nën kërcënimin e armës, grabitet një burrë në Prishtinë

Një burrë ka raportuar në polici se dy të dyshuar i kanë hipur në veturë në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, dhe nën kërcënim të armës e kanë detyruar të lëvizë me veturë në drejtim të Prishtinës.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarit e kanë detyruar të ndalet afër një pompe derivatesh, ku më pas edhe e kanë zbritur viktimën, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar njërin prej të dyshuarve, ndërsa makina i është kthyer pronarit.

“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa kishte qenë në veturë kishin hyrë dy të dyshuar të panjohur dhe nën kërcënimin e armës e kishin detyruar të lëvizë me veturë në drejtim të Prishtinës. Gjatë rrugës janë ndaluar afër një pompe të derivateve, viktimën e kanë zbritur nga vetura dhe janë larguar me veturë në drejtim të panjohur. Pas hetimeve të zhvilluara më 06.12.2024 është arritur të identifikohet një i dyshuar mashkull kosovar si dhe është gjetur vetura e ankuesit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Policia e ka cilësuar rastin si “grabitje”.



#Nën #kërcënimin #armës #grabitet #një #burrë #në #Prishtinë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button