Aktualitet

Niveli i informalitetit të pagave në Shqipëri, publikohen shifrat

Administrata tatimore bën të ditur se kanë reaguar pozitivisht 9 mijë biznese, që kanë deklaruar pagat reale të punonjësve. Si rrjedhim, është rritur me mbi 1.2 miliardë lekë fondi i pagave dhe mbi 819 milionë lekë kontributet e sigurimeve shoqërore. Ndërkohë rezulton se mbi 37 mijë biznese të tjera, të evidentuara me risk nga tatimet, nuk kanë reaguar akoma. Ndaj tyre, do të dërgohet një njoftim i dytë përpara se të nisin kontrollet.

Po ku bëhet më shumë informalitet? Tek cilat paga?

SHIFRAT

Në Shqipëri, informaliteti në tregun e punës është i përqendruar kryesisht tek paga e ulëta. Rreth 33% e totalit të punonjësve në vend ose mbi 217 mijë të punësuar janë me paga nën minimalen ose me paga minimale.

Cilët janë sektorët, e evidentuar më me risk për sa i përket pagave të nëndeklaruara apo të fshehura?

SHIFRAT

Evidentohen kryesisht tregtia; turizmi; ndërtimi dhe bujqësia. Megjithëse vlen të theksohet se informaliteti në tregun e punës gjenden edhe në sektorë të tjerë, ndonëse në përmasa më të reduktuara.

Por cilat janë arsyet që bëhet një evazion kaq i lartë me pagat në Shqipëri?

SHIFRAT

Në fakt janë disa, që nisin me eficencën e ulët të administratës; mjedisin e dobët të biznesit dhe nivelet shumë të larta të varfërisë; mungesën e besimit tek institucionet dhe perceptimin e lartë të korrupsionit; nivelin e lartë të tatimit mbi pagat; si dhe burokracitë e ndryshimi i shpeshtë i legjislacionit fiskal.

#Niveli #informalitetit #të #pagave #në #Shqipëri #publikohen #shifrat
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button