Sport

I mjaftoi vetëm një shikim… –

Elseid Hysaj u përjashtua nga Lacio në kampionat dhe në Europa League. Lacialët e kishin jashtë planeve të tyre shqiptarin, i cili merr një pagë të konsiderueshme në Itali. Duke parë se Hysaj nuk kishte ndërmend të largohej lehtë, Lacio shkoi në një vendim që ishte jo pak poshtërues, duke e hequr Hysajn nga lista e Serisë A dhe e Europa League.

Por në mbrëmjen e djeshme, Hysaj u rikthye titullar në Kupën e Italisë ndaj Napolit dhe ishte lojtari i dytë më i mirë i takimit pas autorit të tre golave, Noslin. Gazetari i La Reppublica, Giulio Cardona, ka vlerësuar Hysajn për profesionalizmin e treguar dhe njëkohësisht tregoi sesi ishte e mundur që trajneri Baroni t’i besonte edhe pse marrëdhënia e tyre nuk ishte fare e mirë pasi për shkakun e Baronit shkodrani përjetoi pikën më të errët në karrierë.

“Baroni tha se i kisha mjaftuar vetëm një shikim për të kuptuar sesa mund t’i besonte Elseid Hysajt kundër Napolit. Është shembulli i fundit i një drejtim që nuk nxjerr jashtë loje askënd, të gjithë janë të përfshirë. Një paraqitje si e djeshmja është shumë e rëndësishme edhe për karrierën e Hysajt, ai dha një demonstrim shumë domethënës profesionalizmi”, tha Cardona. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#mjaftoi #vetëm #një #shikim..
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button