Aktualitet

Giuntoli largohet nga Napoli, gati për firmën me Juven

Telenovelës duket se i ka ardhur fundi. Cristiano Giuntoli nuk do të jetë më drejtor sportiv tek Napoli. Pas 8 vitesh në skuader, ai ka ndërprerë kontratën me Napolin dhe tashmë është i lirë të nënshkruajë me Juventusin.

Pas një mbledhjeje të gjatë me Presidentin De Laurentiis, palët kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin dhe nga 1 korriku mund të hedhë firmën si drejtor teknik i bardhezinjve. Mediat italiane raportojnë se Giuntoli ka gati një kontratë 5-vjeçare me bardhezinjtë, ndërsa pritet të përfundojnë detajet e fundit.

Në krah të tij do të jetë Giovanni Manna, ndërsa Claudio Chiellini, rikthimi i të cilit u zyrtarizua të enjten, do të kujdeset për Next Gen.

Tek Juventus, për rolin e drejtorit sportiv u përfol dhe Igli Tare. Madje, shqiptari ishte i preferuari i Luciano Moggi, i cili medonte se Tare ishte njeriu që i duhej “Zonjës së vjetër” për t’u rikthyer në majat e futbollit italian.

/a.r

#Giuntoli #largohet #nga #Napoli #gati #për #firmën #Juven

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button