Defekt në avionin qeveritar, kryeministri Mitsotakis shtyn udhëtimin për në Liban

Është shtyrë udhëtimi i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për në Bejrut, i cili ishte planifikuar të zhvillohej këtë të premte (6 dhjetor).
Sipas Shtabit të Përgjithshëm Ajror, shtyrja e vizitës së tij në Liban për ditët në vijim, u vendos për shkak të një defekti teknik në aeroplanin qeveritar.
Udhëtimi i Mitsotakis në Bejrut synonte të shmangte një kolaps të mundshëm të rajonit dhe flukset e refugjatëve që do të pasonin për shkak të luftës.
Synimi është që Greqia të jetë një faktor stabilizues, në mënyrë që armëpushimi i brishtë prej 60 ditësh me Izraelin të mund të qëndrojë, në një kohë kur fronti në Siri kërcënon Libanin me kthimin e qindra mijëra refugjatëve që lëvizin nga fushat e betejës.
/a.r
#Defekt #në #avionin #qeveritar #kryeministri #Mitsotakis #shtyn #udhëtimin #për #në #Liban
Java News