Ambrosini: Nuk kisha parë prej kohësh në Itali një mesfushor si Reijnders

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Massimo Ambrosini komentoi formën e shkëlqyer të Tijani Reijnders me fanellën e Milanit. Mesfushori holandez ka shënuar 7 gola në 8 ndeshjet e fundit.
Si ka ndryshuar Reijnders nga sezoni i kaluar?
Pa dyshim që është më pak i ndrojtur. Mendoj se ka bërë një hap të madh në aspektin mendor; është më i qëndrueshëm dhe vendimtar. Nuk po flas vetëm për golat e shumtë që shënon, por për gjithçka tjetër që bën në fushë.
Si e shihni përballjen me Ederson?
Do të jetë një provë e fortë për të dy lojtarët, ashtu si edhe për Atalantën dhe Milanin. Ederson, në aspektin fizik, është i jashtëzakonshëm. Me agresivitetin që tregon në duele, të kujton një mbrojtës, por pastaj është i aftë të shkojë deri në zonën kundërshtare për të përfunduar aksionet. Gjithçka lidhet me interpretimin, qëndrimin dhe përkushtimin. Si Reijnders, edhe braziliani i Atalantës është një mesfushor modern, sepse mund të mbulojë të gjithë fushën.
Çfarë kanë të ndryshme?
Mesfushori holandez i Milanit ka avantazhin e pasimit të fundit, të një depërtimi gati si trekuartist. Ai gjithashtu di të shënojë në të gjitha mënyrat: me hyrje nga prapavija dhe me goditje nga distanca. Prej shumë kohësh nuk kisha parë një mesfushor në Itali që të godiste si Reijnders.
#Ambrosini #Nuk #kisha #parë #prej #kohësh #në #Itali #një #mesfushor #Reijnders
gazetablic.com