Aktualitet

Rrëzimi i qeverisë, Michel Barnier jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër i Francës

Michel Barnier ka paraqitur dorëheqjen e tij si kryeministër i Francës.

Politikani humbi një votë mosbesimi ndaj qeverisë së tij dje, shkruan Sky News.

Ai u drejtua Pallatit Elysee mëngjesin e sotëm, duke u larguar pas një ore bisedimesh me presidentin, Emmanuel Macron.

Ndërsa tani Barnier dhe qeveria e tij do të qëndrojnë në detyrën e kujdestarit derisa të emërohet një kryeministër i ri.

Ndryshe, qeveria e Barnier u prish pasi deputetët votuan me shumicë dërrmuese në mbështetje të mocionit kundër tij, vetëm tre muaj pasi ai u emërua nga Macron.

#Rrëzimi #qeverisë #Michel #Barnier #jep #zyrtarisht #dorëheqjen #kryeministër #Francës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button