Aktualitet
“Media nuk është rubinet”, Braçe tallet me Zhupën: Ik prit thonjtë dhe mos hidh parfum!

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka shprehur shqetësimin se Policia ka gënjyer me deklaratën e saj për vrasjen e Martin Canit dhe se po pengohen mediat që të publikojnë dëshmitë e prindërve.
“Qeveria po ndalon mediat që nuk çojnë ujë tek ajo” – tha Zhupa.
Ka qenë Erion Braçe që ka replikuar me të, duke u shprehur se mediat nuk janë rubinet. Ai ironizoi edhe pretendimet e Sali Berishës së në Kuvend vjen era parfum.
“Unë di që uji mbahet nëpër kanale dhe tuba. Kryetarja e Komisionit të Medias dhe Edukimit i sheh mediat si rubinet. Së pari mos u lyej me parfum dhe ik prit thonjtë se është shfaqje e huaj” – tha Braçe në Kuvend sot.
/a.r
#Media #nuk #është #rubinet #Braçe #tallet #Zhupën #prit #thonjtë #dhe #mos #hidh #parfum
Java News