Fitoi pas një muaji, Tahir Batatina guxon ta krahasojë veten me Guardiolan!

Skuadra e Llapit u rikthye dje tek fitorja pas më shumë se një muaji.
Llapi triumfoi ndaj Flamurtarit me rezultatin 0-5, në ndeshjen e Kupës së Kosovës, duke thyer kështu agjërimin që kishin për triumf, shkruan Sport.
Fitorja e fundit e Llapit ishte ndaj Suharekës me 27 shtator. Pas këtij ballafaqimi, Llapi barazoi me Ballkanin, Feronikelin 74′, Ferizajn e Prishtinën, teksa humbi nga Drita, Gjilani, Malisheva.
Pas fitores, Tahir Batatina mori një çlirim dhe guxoi ta krahasonte veten edhe me trajnerin e madh botëror, Pep Guardiola.
“Kur rikthehen luanët, humbin të tjerët, ata nuk shihen fare”, shkroi Batatina në Facebook, duke shpërndarë një postim ku shkruhej se dy trajnerët i rikthehen fitoreve.
Interesant krahasim e guximi nga Batatina i Llapit, që ndodhet më afër zonës së renies, sesa Europës…
/ Sport/
#Fitoi #pas #një #muaji #Tahir #Batatina #guxon #krahasojë #veten #Guardiolan
gazetablic.com