Aktualitet
Sulme me dronë, një i vdekur dhe 4 të plagosur në Kiev

Rusia ka sulmuar mbrëmjen e kaluar me raketa dhe dronë kryeqytetin e Ukrainës, Kievin. Sipas autoriteteve ukrainase, si pasojë e sulmit ka humbur jetën një person, ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar një sërë raketash dhe dronë, që kanë sjell dëme në ndërtesa.
“Sonte, Kievi u sulmua nga dronët iranianë”, tha administrata ushtarake e Kievit në Telegram.
Sipas informacioneve, një 19-vjeçare dhe një 23-vjeçar u shtruan në spital në gjendje të rëndë.
#Sulme #dronë #një #vdekur #dhe #të #plagosur #në #Kiev
Lapsi