Ymeri: Kosova nën sanksione, nënkupton se imazhi ndërkombëtar s’është i mirë

Analisti Visar Ymeri ka theksuar se nuk mund të flitet për një imazh të mirë ndërkombëtar kur Republika e Kosovës është nën sanksione nga Bashkimi Evropian.
“Kosova është nën sanksione, kjo nënkupton që imazhi për Kosovën nuk është i mirë”, ka deklaruar ai.
Ai gjithashtu ka potencuar se kritikat ndërkombëtare për Kosovën, që vijnë nga SHBA-ja dhe vendet anëtare të BE-së, janë të paprecedentë dhe kanë të bëjnë me sjelljen e Qeverisë Kurti.
Për më tepër, Ymeri e cilësoi rritjen e korrupsionit qeveritar si një tjetër shqetësim.
Sipas tij, raportet e Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) theksojnë çdo vit përkeqësimin e situatës me korrupsionin, duke përfshirë edhe kufizimin e lirisë së shprehjes në vend.
Ai ka theksuar gazetarët po hasin vështirësi të mëdha në punën e tyre për shkak të sjelljes së qeverisë, përfshirë linçimin publik.
“Në raportin e DASH-it theksohet për çdo vit që ka rritje të korrupsionit qeveritar, edhe që ka cungim të lirisë së shprehjes. Të gjitha raportet e thonë që në Kosovë po vështirësohet puna e gazetarëve për shkak të sjelljes qeveritare, prej linçimit publik”, ka deklaruar Ymeri. /Dukagjini/
#Ymeri #Kosova #nën #sanksione #nënkupton #imazhi #ndërkombëtar #sështë #mirë
gazetablic.com