Aktualitet

Pranga 33 vjeçarit në Cërrik, do të ekstradohet në Kosovë…

Është vënë në pranga një 33 vjeçar në Cërrik, me qëllim ekstradimin në Kosovë. Siç thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë, ai akuzohet nga Gjykata e Pejës për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të punës, ndërmjet Komisariatit të Policisë Cërrik dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u mundësua kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: A. S., 33 vjeç, banues në Cërrik. Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës. Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 33-vjeçarit”, thotë Policia.

/a.r

#Pranga #vjeçarit #në #Cërrik #të #ekstradohet #në #Kosovë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button