Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot

Ngjarjet e ditës 2 dhjetor 2024:
09:00- Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)
10:00- Kuvendi i Kosovës shqyrton në seancë plenare projektrezolutën për katër vjet qeverisje. (Kuvendi i Kosovës)
10:00- Komisioni për arsim shqyrton Projektligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204)
10:00- Mbahet prezantimi publik i hulumtimeve të studentëve bursistë të Universitetit të Prishtinës – Identitet dhe përvojat QUEER në Kosovë. (Amfiteatri i Fakultetit të Filozofisë, salla 101, Prishtinë)
10:00- Kuvendi Komunal i Deçanit mban mbledhjen e radhës. (Salla e Kuvendit Komunal Deçan)
13:30- Kryeministri Albin Kurti viziton organizatën HANDIKOS, në prag të shënimit të 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. (Qendra e Resurseve HANDIKOS Veternik -Prishtinë)
#Këto #janë #ngjarjet #paralajmëruara #për #sot
gazetablic.com