Aktualitet

Gazeta italiane e shpall të vdekur, ironizon Kledi Kadiu: Më tregoni kur është funerali, t’i jap dhe unë përshëndetjen e fundit

Klejdi Kadiu ka publikuar në Intagram titullin e një lajmi abuziv ku shkruhet se ai është larguar përgjithmonë nga jeta. Në një postim në Story Kledi publikon lajmin e ‘La Gazetta di Viareggio’ dhe ironizon me komentin e tij: ‘Më lajmëroni edhe mua kur të jetë funerali, me këtë rast ta përshëndes dhe unë’, shkruan balerini.

Në fakt lajmi ka të bëjë thjesht me tërheqjen e Balerinit shqiptar nga baleti dhe jo me ndarjen e tij nga jeta.

‘Lamtumirë Kledi Kadiu, balerini i ëndrrave të Amicit largohet shumë shpejt. U përpoqën të bënin gjithçka’ shkruhet në titullin e gazetës. ‘Kledi Kadiu ishte një nga fytyrat më të dashura të spektaklit të talenteve të Maria De Filippit, por sot balerini ka vdekur’, thuhet në lajmin e publikuar.

Nuk është hera e parë që mediat italiane përdorin këto tituj abuziv për balerinin e njohur.

#Gazeta #italiane #shpall #të #vdekur #ironizon #Kledi #Kadiu #Më #tregoni #kur #është #funerali #jap #dhe #unë #përshëndetjen #fundit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button