Aktualitet

Njësia e antiterrorit vendoset në hyrje të kampit Ashraf, kontrollohen hyrje-daljet e muxhahedinëve

Më shumë se 9 ditë pas incidenteve dhe përplasjeve me muxhahedinët, Policia e Shtetit ka forcuar masat në kampin Ashraf 3 që ndodhte në Manzë.

Një patrullë policie do të jetë e stacionuar në hyrje të qendrës, ku do të kontrollohen çdo hyrje-dalje nga forcat e Antiterrorit.

Sipas Lalës, ka dyshime nga policia, duke iu referuar hetimeve të prokurorisë, se do të kontrollohen të gjitha lëvizjet e banorëve të kampit, për shkak se ka dyshime se mos nxirren jashtë kësaj qendre dokumente apo pajisje që i shërbejnë hetimit.

Siç u pa dhe mnga pamjet live të transmetuara nga News24, policia ushtroi kontroll në një makinë që ndodhi nga kampi, madje u hap dhe bagazhi i saj dhe u mor në pyetje drejtuesja e mjetit.

Kujtojmë se incidentet e 20 qershorit sollën reagime të forta në politikën vendase, si dhe të strukturave të huaja.

/f.stafa

#Njësia #antiterrorit #vendoset #në #hyrje #të #kampit #Ashraf #kontrollohen #hyrjedaljet #muxhahedinëve

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button