Real Madrid nuk heq dorë nga Trent Alexander Arnold

Real Madridi thuhet se ka informuar tashmë Liverpoolin se do t’i nisë bisedimet me mbrojtësin e tyre, Trent Alexander-Arnold, i cili është në muajt e fundit të kontratës.
Sipas Talksport, Real Madridi e ka njoftuar Liverpoolin me qëllimet e tyre për të nisur bisedimet e transferimit me Trent Alexander-Arnold në janar të 2025.
Anglezi do të jetë në gjendje të negociojë një marrëveshje para-kontrake me klubet e tjera në janar, pasi ai kalon në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me Reds.
Real Madrid dëshiron të mbajë një marrëdhënie respekti dhe të përzemërt me skuadrën e Ligës Premier, kjo është arsyeja pse ata i kanë informuar Reds për dëshirën e tyre për të biseduar me mbrojtësin e djathtë.
Alexander-Arnold nuk ka shfaqur ende ndonjë dëshirë për të nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me Liverpoolin dhe është bërë prioriteti nr.1 i Real Madridit për afatin e verës 2025.
Ndryshe, mbrojtësi i djathtë ka bërë 15 paraqitje për Liverpoolin deri më tani këtë sezon, por nuk ka luajtur kundër Real Madridit
#Real #Madrid #nuk #heq #dorë #nga #Trent #Alexander #Arnold
gazetablic.com