Aktualitet

Lajçak reagon për sulmin terrorist: Autorët të mbajnë përgjegjësi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçk, ka reaguar pas një shpërthim mbrëmjen e së premtes, në Zubin Potok, ku është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Lajcak, në një postim në platformën X, ka thënë se ndanë të njëjtin qëndrim me shefin e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Aivo Orav, dhe ka thënë se ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës së rëndësishme të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Pajtohem plotësisht me shefin e Zyrës së BE-së. Ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës kritike të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Lajcak, në X.

#Lajçak #reagon #për #sulmin #terrorist #Autorët #të #mbajnë #përgjegjësi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button