Xhemaili: Presidentja as edhe një fjalë për linçimin ndaj grave të Krushës

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka thënë se është e habitshme si presidentja Osmani nuk e tha as edhe një fjalë për shkeljen e dinjitetit që iu bë grave të Krushës nga ana e qeverisë.
Xhemaili ka thënë se presidentja Osmani i ka shfrytëzuar për famë personale gratë e Krushës.
“As edhe një fjalë Presidentja për krejt shkeljen e dinjitetit që ju bë grave të Krushës, njëherë me refuzim të grantit dhe pastaj linçimit të tyre e cila u përcoll edhe me një konferencë për media nga Fahrije Hoti. E njëjta Presidente që ka kërku buxhet shtesë për Zyrën e Presidencës, kryekëput për luks, ka bërë PR personal me foto me Fahrije Hotin dhe në fund ua ktheu shpinën kur u prekën te buka e gojës dhe pozita ku Vjosa është hisedare”, ka thënë Xhemaili.
#Xhemaili #Presidentja #edhe #një #fjalë #për #linçimin #ndaj #grave #të #Krushës
gazetablic.com