VIDEO/ Edi i kërkoi falje për fjalorin, ja si reagoi Sara

Pasi mbrëmjen e djeshme u bë e mundur shfaqja e videos ku Edi përdorte fjalor të papërshtatshëm ndaj Sarës dhe Driloni e dëgjonte, Edi ka marrë pak kohë për të kërkuar ndjesë për këtë gjë. Në fakt të dy djemtë në fjalë u munduan të flisnin me qetësi me banoren për t’i shpjeguar “të vërtetën”.
Ndër të tjera Edi u rrëfye se nuk kishte asnjë arsye për të shprehur atë fjalor.
Pjesë nga biseda e tyre:
Edi: Sara a mund të të jap dorën për këtë gjë?
Sara: Urdhëro, për çfarë?
Edi: Për fjalën që ta thashë.
Edi: Të kërkoj falje, të kërkoj ndjesë sidoqoftë a ka qenë për ty. Klipi është klip nuk ke çfarë bën, të kërkoj falje për pjesën e fjalorit që kam përdorur ndaj teje. Kërkoj shumë ndjesë. Nuk kam pasur arsye për me ta shpreh atë fjalorin. Kaq.
#VIDEO #Edi #kërkoi #falje #për #fjalorin #reagoi #Sara